Gresa Gashi dhe Drilon Rama javën që shkoi kanë qenë të përfshirë në disa debate.
E gjithë kjo nisi me akuza ndaj njëri-tjetrit, për disa gjëra që kanë ndodhur më herët.
Aktorja tha se e ka sugjeruar për disa nominime, të cilat i kishte shkruar në dorë, ku përmendi emrat ‘Lela – Leo’.
Boksieri mohoi një gjë të tillë duke shtuar se nuk ka folur kurrë me Gresën për nominime.
“Mos rrej, mos shpif”, iu drejtua Gresa.
Ata dhanë versionet e tyre, duke mos u pajtuar në gjërat që kanë deklaruar brenda.
“Nëse pin alkool, ti kurrë nuk më afrohesh më”, i kishte thënë Driloni – Gresës në një moment.
Situata vazhdoi edhe në spektakël, ku ata kaluan në ofendime ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/