Site icon Telegrafi

Nëse Paul Pogba edhe në testin e dytë të dopingut rezulton pozitiv mund të dënohet për katër vjet – karriera e tij do të mbyllej

Paul Pogba rezultoi pozitiv për testosteron në një test standard dopingu të marrë pasi Juventus luajti me Udinesen këtë sezon, ndërsa ai është pezulluar derisa të bëjë një test të dytë.

Mesfushori francez është pezulluar përkohësisht pasi dështoi në testin e dopingut të kryer më 20 gusht.

Lajmi doli pasditen e sotme nga agjencia ANSA, ku shkruante se Pogba kishte dështuar në një test dopingu në fitoren e Juventusit ndaj Udineses me rezultat 3-0, ku nuk luajti për asnjë minutë.

Lexo po ashtu Pogba ka dështuar në testin e dopingut pas ndeshjes Udinese-Juventus në Serie A

Atij iu zbuluan se kishte nivele të larta të testosteronit në analizën e tij të gjakut dhe hapi tjetër është që të analizohet edhe një tjetër test që njihet si B, për të konfirmuar rezultatin pozitiv.

Mesfushori është suspenduar përkohësisht sipas protokollit dhe nëse edhe në testin e dytë del pozitivë atëherë fillojnë problemet për francezin.

Sipas Corriere Della Serra nëse del sërish pozitiv, ndalimet e dopingut sjellin pezullime që zgjasin nga dy deri në katër vjet.

Lexo po ashtu Salah, Sancho, Silva dhe shtatë lojtarët që mund të kalojnë në Superligën e Arabisë Saudite në vitin 2024

Ky dënim do të ishte një goditje e madhe për Pogban që edhe ashtu nuk po mund ta rimarrë vetën nga lëndimet. /Telegrafi/

Exit mobile version