Telegrafi

“Nëse nuk shkoj në Euro 2024, do të jem tifoz” – Ramadani flet para takimit me Suedinë

Për mesfushorin e Shqipërisë, Ylber Ramadanin, skuadra ndaj Suedisë duhet të japë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv.

Duke folur në konferencën për media në prag të kësaj ndeshje, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.

“Ne duhet t’i tregojmë trajnerit që e meritojmë të jemi aty dhe këtë duhet ta bëjmë për me këtë lojë”.

“Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Evropian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes”, ka thënë Ramadani.

Tutje mesfushori shtoi se ndeshjen ndaj Suedisë duhet ta shohin ndryshe nga ajo me Kilin.

“Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet ta luajmë ndeshjen me seriozitet dhe të bëjmë maksimumin”.

“Duhet të përgatitemi për Evropian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore”, deklaroi Ramadani.

Suedi-Shqipëri luhet këtë të hënë në “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00./Telegrafi/