Një anëtar i kabinetit izraelite të luftës pranoi se pushtimi tokësor i Rafah mund të fillojë rreth fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pra më 10 mars.
“Nëse pengjet tanë nuk janë në shtëpi deri në Ramazan, luftimet do të vazhdojnë në zonën e Rafah”, tha gjenerali në pension Benny Gantz, pjesë e kabinetit të luftës të kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Telegrafi.
Është hera e parë që liderët izraelitë kanë diskutuar publikisht një kornizë kohore për një ofensivë tokësore në Rafah, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës kanë kërkuar strehim.
Komentet e Gantz vijnë pasi Netanyahu hodhi poshtë thirrjet për të ndalur ofensivën ushtarake në Gaza, dhe u zotua të “mbarojë punën”.
Ai tha gjithashtu se kërkesat e grupit militant në pushtet të Gazës, Hamas ishin një “mashtrim”.
SHBA, aleati kryesor i Izraelit, thotë se mbetet me shpresë për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. /Telegrafi/