Profesori juridik në Universitetin e Valencisë, Karlos Flores Huberijas, ka theksuar se zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Topi tani nuk është në duart e Nikolla Gruevskit apo Gjorge Ivanovit, por në duart e Zoran Zaevit. Për mua është e qartë se pa një kornizë të qartë, të kuptueshme dhe të përkryer, të formalizuar – pa marrëveshje për koalicion, dhe vetëm një “gatishmëri e thjeshtë për të biseduar”, do të thoshte shumicë e dyshimtë në parlament. Kërkesa e mandatit nga presidenti nuk ka bazë kushtetuese. Neni 90, i cili “heshtë” për disa aspekte të rëndësishme të procesit, përsëri është mjaft i qartë se për të marrë mandatin, kandidati duhet të ketë shumicën në Parlament. Zoran Zaev deri më tani nuk e ka. A do ta ketë në orët e ardhshme ose ditët? A ka dikush tjetër një shans të tillë? Nëse përgjigjja është jo, zgjedhjet e reja janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza’, vlerëson Huberijas ndër të tjera. /Telegrafi/