Kombëtarja e Francës arriti në gjysmëfinale për herë të katërt në pesë turnetë e fundit të mëdhenj, por kritikat për lojën e skuadrës së Didier Deschamps nuk po pakësohen.
Franca fitoi medaljen e artë (2018) dhe argjendtën (2022) në dy kampionatet e fundit botërore, si dhe fitoi të argjendtën në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ndërsa në Euron 2020 të fundit u eliminua në 1/8-tën. Në Gjermani, tani Franca arriti në gjysmëfinale, ku do të luajë kundër Spanjës të martën në Mynih.
Por, Franca arriti në gjysmëfinale në Gjermani duke shënuar vetëm tre gola në pesë ndeshje, një prej të cilëve u shënua nga Kylian Mbappe nga penalltia dhe dy ishin autogola.
Ata fituan 1-0 ndaj Austrisë me autogol të Max Weber, luajtën 0-0 me Holandën, 1-1 me Poloninë falë golit të Mbappes nga penalltia. Autogoli i Jan Vertonghen vendosi fazën e parë të eliminimit direkt kundër Belgjikës, ndërsa testi çerek-final kundër Portugalisë përfundoi pa gola dhe francezët ishin më të mirë pas goditjeve të penalltive.
Yllit të ekipit, Ousmane Dembele që u zgjodhi si më i miri ndaj Portugalisë, nuk i intereson loja e bukur, por fitoret.
“Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si ne luajmë, ky është problemi juaj. Ne krijojmë raste, por nuk mund t’i realizojmë. Kjo është gjëja pozitive”, deklaroi anësori francez Ousmane Dembele.
Kundërshtari i radhës u Francës është Spanja, e cila në rrugën për në gjysmëfinale shënoi katër fitore, me goldallim (11:2). /Telegrafi/