Telegrafi

Nëse nuk arrihet Tonali, Juventusi do ta transferojë Locatellin

Sandro Tonali. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Sandro Tonali vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës.

Kampioni i Italisë megjithatë po has në vështirësi për të nënshkruar me talentin e madh italian.

Problemi qëndron tek kërkesat e mëdha të Brescias, klub i cili nuk e lejon largimin e yllit të tyre për më pak se 50 milionë euro.

Juventusi po tenton të ulë çmimin për Tonalin, por nëse nuk arrihet ai atëherë kampioni në fuqi ka një plan b.

Manuel Locatelli. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Zonja e Vjetër e ka në listën e transferimeve mesfushorin tjetër italian Manuel Locatelli që ka bërë një sezon të madh me Sassuolon.

Mesfushori defensivë ka qenë futbollisti kryesor i Sassuolos në mesfushë dhe po vlerësohet për paraqitjet e tij.

Manuel Locatelli.(Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Drejtori sportiv i Juves, Paratici ka pasur kontaktet e para me klubin italian dhe për transferimin e Locatellit nevojiten 25 milionë euro. /Telegrafi/