Robert Lewandowski duket se është i ngopur nga lëvizjet e pakta që Barcelona po bën për ta transferuar nga Bayern Munichu.
Sulmuesi polak javë më parë bëri me dije se dëshiron të largohet nga Bavarezët, për t’iu bashkuar gjigantit katalunas.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari i CBSSport, Ben Jacobs, Lewandowski po e konsideron mundësinë e kalimit te Chelsea, nëse dështon ta realizojë kalimin në “Camp Nou”.
Barcelona mbetet e bindur se do ta transferojë polakun, ndërsa kampioni i Bundesligës kërkon afro 60 milionë euro për kartonin e tij.
Bisedimet kanë ngecur mes të dyja klubeve, mirëpo raportohet se lëvizja mund të ndodhë gjatë kësaj jave.
Chelsea po ashtu po kërkon një sulmues qendror, pas huazimit të Romelu Lukakut te Interi. /Telegrafi/
Robert Lewandowski will consider Chelsea only if his Barcelona move falls through. Barca remain confident of finally striking a deal with Bayern, who want close to £45m paid upfront. Lewandowski has said he’ll wait for Barca. Negotiations stalled but movement expected this week.
— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 12, 2022