Telegrafi

“Nëse Messi shkon te PSG, ata do të jenë në një ligë në vete” – kështu mendon James Rodriguez

James Rodriguez beson se Paris Saint-Germain mund të fillojë të festojë fitoret e parakohshme në çdo garë në Francë nëse Lionel Messi i bashkohet klubit këtë verë.

Argjentinasi është në dispozicion si një agjent i lirë pasi Barcelona konfirmoi largimin e tij të enjten, me PSG që tani kryeson për të nënshkruar me të. Klubi francez, megjithatë, ka pengesa financiare për të kapërcyer së pari.

“Nëse Messi shkon në PSG ata do të jenë në një ligë në vete në Francë”, ka thënë James në Twitch. “Jepuni atyre të gjithë titujt tashmë”.

Lexo po ashtu Trashëgimia e Lionel Messit

“Unë nuk mendoj se askush në Angli mund të paguajë pagën e tij, ndoshta vetëm Manchester City”.

Kolumbiani vazhdoi të fliste për situatën e Messit dhe kishte fjalë të mëdha edhe për Sergio Agueron.

Lexo po ashtu Vëllai i Emirit nga Katari konfirmon se Messi po transferohet te PSG

“Kun Aguero shkoi në Barcelonë dhe tani Messi po largohet”,  shtoi James. “Ata janë partnerë”.

“Por, ky është futbolli. E njëjta gjë më ndodhi mua. Unë shkova në Everton sepse [Carlo] Ancelotti ishte atje dhe tani shikoni”, ka shtuar më tej kolumbiani. /Telegrafi/