Nëse Roma e shet Kostas Manolasin këtë verë, do të jetë e detyruar që të paguajë 50% të shumës te Olympiakos.
Mbrojtësi grek ka qenë i lidhur deri më të tani me një kalim te Chelsea.
Football Leaks ka zbuluar marrëveshjet mes klubit të Serie A dhe grekëve.
Romakët kanë paguar 6.5 milionë euro, por me marrëveshje që nëse lojtari shitet para 1 shtatorit, ata duhet t’i japin gjysmën e shumës grekëve.
Nëse Roma e shet 20 milionë euro Manolasin, atëherë 10 milionë i takojnë Olympiacosit. /Telegrafi/