Racing Club mund të marr një shifër të madhe nëse Lautaro Martinez lëvizë këtë verë.
Sulmuesi ishte larguar nga Racing drejt Interit në vitin 2018, por kishte një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje tjetër.
Kjo do të thotë, nëse Barcelona paguan klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurove të Lautaro këtë verë, Racing do të marrë 11 milionë euro nga kjo shitje.
Kjo klauzolë e shitjes do të gëzojë edhe klubin tjetër të Argjentinës, Liniers, aty ku e nisi karrierën Lautaro.
Lautaro ka shkëlqyer këtë sezon te Interit duke shënuar 11 gola në Serie A. /Telegrafi/