Site icon Telegrafi

Nëse kompletohet transferimi i Luis Diaz, Liverpooli largon lojtarë nga skuadra

Sipas raportimeve, Liverpool është i gatshëm të marrë në konsideratë ofertat për Divock Origi dhe Takumi Minamino pasi klubi kërkon të përfundojë një marrëveshje për anësorin e Portos, Luis Diaz.

The Reds kanë rrëmbyer primatin nga Tottenhami për Diaz dhe tani janë favorit për të nënshkruar me kolumbianin.

Sky Sports News pretendon se Liverpooli ka ofruar një marrëveshje me vlerë deri në 50 milionë euro për Diaz, i cili aktualisht është dukeluajtur me kombëtaren e tij.

Klubi Merseyside thuhet se ka dërguar një delegacion në Amerikën e Jugut për të provuar të përfundojë marrëveshjen përpara mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.

Liverpool mund të kërkojë të largojë disa nga lojtarët e tyre në ditët në vijim, veçanërisht nëse Diaz përfundon lëvizjen e tij në Anfield.

Sipas The Athletic, Liverpool mund të lejojë Origin dhe Minaminon të largohen nga klubi nëse ofertat e përshtatshme arrijnë këtë muaj.

Leeds United dhe Monaco thuhet se janë të interesuar për Minamino, i cili ka dështuar të tregojë vetën në Liverpool që kur u bashkua nga Red Bull Salzburg në vitin 2020.

Ndërkohë, Origi ka tërhequr interesimin nga Neëcastle United dhe klubi italian Atalanta. /Telegrafi/

Exit mobile version