Telegrafi

“Nëse Kloppi më thërret atëherë duhet të filloj të mendoj për atë”

Përfaqësuesi i Gjermanisë, Jonas Hector ka thënë Jurgen Klopp mund ta bindë që të transferohet në Liverpool.

Mbrojtësi i Kolnit është i lidhur me një kalim në Anfield Road, pasi në këtë sezon skuadra e Jurgen Kloppit ka pasur vështirësi duke pranuar 40 gola në 29 ndeshje, transmeton Koha.net.

“Gjithmonë duhet të shikoni nëse jeni të gatshëm për hapin tjetër. Por, për momentin nuk jam duke menduar për këtë. Por, nëse Kloppi më thërret atëherë duhet të filloj të mendoj për atë”, ka thënë 25 vjeçari për Eurosport.