Site icon Telegrafi

Nëse keni puçrra në qafë shmangni këtë gardërobë dhe kushtoni vëmendje këtyre produkteve

Aknet në qafë mund të jenë shumë kokëforta

Përveçse aknet janë një problem dermatologjik, ato mund të ndikojnë edhe në vetëbesimin tonë dhe të pengojnë jetën tonë të përditshme.

Besohet se ato janë më të zakonshme në qafë te meshkujt, por ndodhin edhe te femrat, transmeton Telegrafi.

Dieta dhe rutina e kujdesit të lëkurës

Kur është fjala për preventivën e akneve, ajo që hani dhe pini është njësoj e rëndësishme si edhe ato që i vishni mbi lëkurë.

Hulumtimet klinike të Universitetit në Washington kanë zbuluar lidhjen potenciale midis akneve dhe konsumimit të ushqimit me përmbajtje të lartë sheqeri apo ushqimit të yndyrshëm, produkteve të qumështit…

Gjëja më e mirë është të reduktoni konsumimin e sheqerit, shmangni ushqimin e përpunuar, kujdesuni çfarë hani dhe bëni ndryshime sipas nevojës.

Kur është fjala për kujdesin ndaj lëkurës, më mirë është të shmangni produktet për lëkurë dhe flokë të cilat përmbajnë vaj, dyllë dhe silikon ose përbërës të tjerë që mund të bllokojnë poret. Gjithashtu, mos harroni të lani dhe pastroni lëkurën në qafë, veçanërisht pas ushtrimeve. Zgjidhni një pastrues të butë pa vaj dhe aplikojeni butësisht në lëkurë.

Kufizoni stresin dhe kujdesuni për atë që vishni

Universiteti i Washingtonit këshillon të mos vishni patina dhe veshje të tjera të ngushta kur keni probleme me aknet.

E njëjta gjë vlen edhe për xhaketat, këmisha sportive dhe veshje të tjera që mbështillen rreth qafës, duke e penguar lëkurën tuaj të marrë frymë. Veshjet e ngushta mund të irritojnë lëkurën dhe të nxisin rritjen e baktereve, të cilat nga ana tjetër mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë aknet, shkruan The List.

Në mënyrë ideale, zgjidhni pambuk ose pëlhura të tjera që marrin frymë dhe shmangni leshin dhe najlonin.

Përveç kësaj, përpiquni të reduktoni stresin dhe të flini më shumë. Stresi kronik rrit nivelet e kortizolit dhe adrenalinës, duke bërë që gjëndrat e lëkurës tuaj të prodhojnë sebum të tepërt – një faktor rreziku për aknet. /Telegrafi/

Exit mobile version