Afati për pashtrim të kërkesës për themelimin dhe punë të kooperativave bujqësore, do të zgjatë deri nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vitin e parë të themelimit kooperativat kanë të drejtë për drejtorin dhe një agronom apo veterinar të kërkojnë subvencione në vlerë prej një rroge mesatare mujore, njofton AIM.
Subvencionet për polisat e sigurisë për kooperativat janë më të larta dhe paraqesin prej 70-80%, varësisht nga madhësia e kooperativës, por jo më shumë se tre milionë denarë në vit.
Kërkesat parashtrohen çdo tre muaj, ndërsa afati i parë është deri më 15 prill 2017.
Deri më tani janë regjistruar 29 kooperativa bujqësore. /Telegrafi/