Telegrafi

Nëse ka përparim te bisedimet për PSP-në, do të ketë takim mes kryeministrit Zaev dhe Mickoskit

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se sot do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë që t’i marrë informacionet e fundit në lidhje me Ligjin e ri për prokurori publike ku zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.

“Nëse ndodhin avancime të caktuara në bisedime, ne liderët e dy partive politike do të realizonim takim liderësh që të rrumbullakojmë më në fund ligjin. Duam të arrijmë konsensus dhe për këtë ligj. Këtu kemi vendime politike që duhet t’i marrim, për këtë shkak di të duhet takim liderësh për Ligjin për prokurori publike”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket mesazheve të Komisionit Anti-korrupsion për nepotizëm dhe konflikt të interesave gjatë punësimeve, Zaev vërtetoi se një pjesë e kritereve të rikonstruimeve të paralajmëruara janë deklarimet e Komisionit Anti-korrupsion.

“Komisioni Anti-korrupsion ishte i qartë, dhe kjo vërteton se kemi sistem, kjo është vlera më e madhe. Sistemi do të ishte sistem nëse vepronim pas tij. Ku ka ndikim të funksionarëve të caktuar do të ketë përgjegjësi. Disa nga kriteret për ndryshimet që duhet të ndodhin janë edhe deklarimit e këtij komisioni”, sqaroi Zaev./Telegrafi/