Juventusi do të jetë sonte (e martë) mysafirë i Lyonit në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër është pjesë e Grupit H, së bashku me Sevillan dhe Dinamon e Zagrebit dhe në dy takimet e para ka mbledhur katër pikë.
Tashmë trajneri Massimiliano Allegri ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Francë: 1 Buffon, 4 Benatia, 5 Pjanic, 6 Khedira, 7 Cuadrado, 9 Higuain, 11 Hernanes, 12 Alex Sandro, 14 Mattiello, 15 Barzagli, 18 Lemina, 19 Bonucci, 21 Dybala, 23 Dani Alves, 25 Neto, 27 Sturaro, 32 Audero, 33 Evra, 34 Kean dhe 35 Severin.
Në listë është edhe 16-vjeçari Moise Kean, i cili aktivizohet zakonisht me akademinë e klubit italian.
Nëse Kean aktivizohet sonte, atëherë do të bëhet lojtari i parë që luan në Ligën e Kampionëve dhe ka lindur në vitin 2000. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jRS76JzdRDY