Telegrafi

Nëse ju ka ikur ky moment, Lautaro Martinez dhe Theo Hernandez patën një përplasje të madhe pas përfundimit të ndeshjes

Interi ishte shumë pranë fitores në Derby della Maddonina, por për vetëm tri minuta Milani bëri një rikthim sensacional duke fituar ndeshjen 1-2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare dhe me një fund shumë të tensionuar si thuajse çdo derbi.

Theo Hernandez u përjashtua nga loja në minutën e 95-të pas një ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin holandez të Interit, Denzel Dumfries.

Por, gjesti i francezit nuk i pëlqeu aspak Lautaro Martinezit, i cili në atë moment ndodhej në bankë dhe e ofendoi Theon derisa ky i fundit po shkonte drejt zhveshtores.

Me t’u kryer ndeshja Lautaro dhe Theo patën një përplasje të madhe mes vete, pasi argjentinasi ishte i indinjuar nga ndërhyrja e tmerrshme e francezit në Dumfries.

Megjithatë, u desh ndërhyrja e dy stafeve për të parandaluar një përplasje edhe më të madhe mes dy lojtarëve.

Edhe pse në atë moment kamerat televizive nuk e transmetuan përplasjen e dy yjeve, tani videot kanë dalë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale. /Telegrafi/