Site icon Telegrafi

Nëse jo Raphinhan, Chelsea ka gati opsionin e dytë – sërish nga Anglia

Chelsea po rreshton një alternativë shokuese ndaj Raphinhas, pasi braziliani kundërshtoi Blutë për Barcelonën.

Klubi londinez raportohet se tani e ka kthyer vëmendjen te Maxwel Cornet i Burnleyt, teksa po kërkon opsione sulmuese në afatin e transferimeve.

Talksport raporton se Ivoriani është në kërkim të një klubi të ri pas rënies së Burnleyt dhe mund të largohet nga Turf Moor këtë verë.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes klubeve për transferimin e Raphinas në Camp Nou

Një klauzolë në kontratën e tij do të thotë se anësori mund të jetë në dispozicion për aq pak sa 20 milionë euro.

Cornet ka impresionuar te Burnley dhe ka regjistruar nëntë gola dhe një asistim në 26 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Shpejtësia e tij dhe aftësia e përfundimit mund ta bëjnë atë një opsion për Blutë, të cilët gjithashtu mbeten në ndjekje të nxehtë të Raheem Sterling, ndërsa kërkojnë të forcohen përpara.

Lexo po ashtu Rezultatet e të gjitha javëve dhe tabela përfundimtare - kush e fiton Ligën Premier, vendet në Evropë dhe kush bije në Championship

25-vjeçari gjithashtu mund të ofrojë shkathtësi në mbrojtje, me Cornet që shpenzon pjesën më të madhe të kohës në ish-klubin Lyon duke funksionuar si mbrojtës i majtë.

Lëvizja tronditëse për Cornet vjen pasi duket se përpjekjet e Chelseat për të marrë Raphinhan po mbarojnë.

Dukej sikur pronari i ri i Blues, Todd Boehly, kishte marrë njeriun e tij pasi ra dakord për një marrëveshje 60 milionë euro me Leeds.

Por, Barcelona është rishfaqur si një kërcënim për shënjestrën e tyre dhe anësori i Leeds duket se e ka zemrën të vendosur për një kalim në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version