Bayern Munich dëshiron transferimin e një sulmuesi qendror për sezonin 2023/24 dhe për këtë ka kthyer sytë nga kampionati anglez Liga Premier.
Sulmuesi anglez Harry Kane është objektivi kryesor i bavarezëve për repartin ofensivë, por gjiganti gjerman po has në vështirësi për tra transferuar atë.
Spurs janë duke tentuar me çdo kusht ta mbajnë në radhët e veta kapitenin e tyre dhe kanë refuzuar edhe vitin e kaluar një ofertë të Bayernit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë pritet të dalë me një ofertë të re në verë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit anglez.
Por në rast se refuzohet sërish nga Spurs, atëherë Bayern ka një plan b për repartin ofensivë.
The Sun ka raportuar se sulmuesit tjetër anglez Marcus Rashford gjithashtu është në listën e dëshirave të bavarezëve.
Bayerni është gati të shpenzojë deri në 100 milionë euro për afrimin e një sulmuesi dhe ai pritet të jetë njëri mes Kane ose Rashford.
Kujtojmë që Rashford ka kontratë me United deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka vendosur rinovimin e saj. /Telegrafi/