Telegrafi

Nëse Hazard largohet, Conte e do Balen te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, dëshiron që skuadrës së tij t’i bashkohet ylli i Real Madridit, Gareth Bale.

Bale ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United në muajt e fundit, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.

Sipas asaj që shkruan Okdiario, Conte i ka thënë pronarit të klubit Roman Abramovich, se nëse Eden Hazard largohet, ai do të lërë hapësira të mëdha në skuadër.

Conte e do Balen në skuadër si zëvendësues të Hazardit.

Edhe Real Madridi është paksa i lodhur me lëndimet e shumta të uellsianit dhe ka filluar të mendojë shitjen. /Telegrafi/