Telegrafi

“Nëse fiton Inter 3-0 do vij në shkollë me brekë” (Foto)

Një i ri italian kishte vënë bast me shokët e tij se nëse Inter do të fitonte 3-0 me Juventusin në Kupën e Italisë do të shkonte në shkollë i veshur vetëm me brekë.

Skuadra e tij bëri “mrekullinë” pasi arriti të shënonte plot 3 herë në portën e bardhezinjve, megjithëse u eliminua nga penalltitë.

Djaloshi e ka mbajtur fjalën dhe sot (e enjte) ka shkuar në shkollë vërtet “vetëm me brekë”.

Fotografia është bërë hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/