Telegrafi

“Nëse fitojmë do të na ndërtojnë statuja dhe do të emërojnë rrugë në vendin tonë” (Video)

Producenti dhe aktori i filmit “Shok”, Eshref Durmishi, ka dhënë një prononcim për mediat në tepihun e kuq në Hollywood para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

Ai ka thënë se i gjithë ekipi i filmit tashmë konsiderohen heronj nga shqiptarët, porse nëse fitojnë, atëherë admirimi për ta do të shkojë në një nivel tjetër.

“Nëse ne fitojmë, besoj që do të na ndërtojnë statuja dhe do të emërojnë rrugë në vendin tonë”, ka deklaruar Durmishi.

Edhe dy protagonistët, Lum Veseli dhe Andi Bajgora, janë prononcuar shqip në tepihun e kuq duke folur për emocionet që po u jep ceremonia.

Rikujtojmë se filmi shok konkurron në kategorinë Filmi i shkurtër (live action), ndërsa si konkurrentë ka këta filma: “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Okay (Alles Wird Gut)” dhe “Stutterer”. /Telegrafi/

Yjet e Shok Short Film flasin shqip në tepihun e kuq të Oscars. Krenari….

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 28 February 2016

Për herë të parë në tapetin e kuq të ceremonisë Oscar flitet shqip.

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 28 February 2016