Site icon Telegrafi

Nëse femrës ia prekni këtë vend, do të kenë orgazëm më të fuqishme dhe më të gjatë!

Harroni klitorisin dhe pikën G.

Për pikën A rrallëkush ka dëgjuar, ndërkaq seksologu Yvonne Fulbright thekson që stimulimi i saj jep orgazmën më intensive dhe më të gjatë të mundshme,  ransmeton Telegrafi.

Ajo gjendet thellë në vagjinë, vetëm pak centimetra pas pikës G, midis grykës së mitrës dhe fshikës së urinës.

Kur stimulohet nga ‘goditja’, ajo reagon me kontraksione orgazmike dhe prodhon lubrifikues. E kombinuar me stimulimin e pikës G, pika A është e pamposhtur në shtrat.

“Pika A përbëhet nga indet shumë të ndjeshme të cilat lagen kur stimulohen, andaj stimulimi i kësaj pike ka shumë rëndësi për femrat të cilat kanë probleme të përkohshme apo të përhershme me thatësinë e vagjinës”, thotë këshilltarja seksuale Ava Cadell.

Ajo sqaron që është më e lehtë të gjendet kjo pikë duke e lokalizuar më parë pikën G, ndërkaq pastaj duke lëvizur gishtin pak më thellë.

Përparësia e pikës A është që me stimulimin e saj orgazma zgjat 20 sekonda më shumë nga orgazma e zakonshme, thotë Ava dhe shton edhe që është e vështirë të lokalizohet kjo pikë në përpjekjet e para,andaj këshillon të jeni të durueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version