Telegrafi

Nëse e shihni këtë person njoftojeni policinë, po kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor i Graçanicës, ka publikuar fotografinë e një personi të shpallur në kërkim, i cili po dyshohet për implikim në veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 22 korrik të vitit të kaluar, në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave, dyshohen për vjedhje

Policia me këtë rast ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të shpallur në kërkim.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Shpërdorimi i pasurisë së huaj’ të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në apelin e policisë./Telegrafi/