Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes grabitqare, e cila ka ndodhur në Prishtinë.
Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke punuar intensivisht për të identifikuar personin në fjalë.
“Çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin apo arrestimin e personit të dyshuar është shumë e rëndësishme”, thuhet në njoftim.
Qytetarët që kanë informacione lidhur me këtë rast janë të ftuar të kontaktojnë policinë në numrin e emergjencës 192, njofton Telegrafi.