Telegrafi

Nëse e pastroni shtëpinë në këtë mënyrë, do të ketë aromë të mrekullueshme gjithmonë

Një grua ka treguar sekretin se si shtëpia e saj mban erë të mrekullueshme për ditë të tëra – dhe është më e lehtë nga sa mendoni.

Sipas llogarisë “vicolsfamilyhouse” në TikTok, gjithçka që ju nevojitet është pak zbutës rrobash të cilën e shtoni në një tas plot me ujë dhe produkte të tjera pastrimi.

Ky truk i thjeshtë, shtoi ajo, do ta bëjë shtëpinë tuaj të mbaj erë si rroba të freskëta.

@vicolsfamilyhouse

Reply to @chystayzblazed #cleanhack#cleantok #trending#forcleaning #cleaningtips #tipsforcleaning #cleaningmood #getridofdust #fyp#nomoredust #clean

♬ original sound – rico

Ajo gjithashtu demonstroi përdorimin e përzierjes duke fshirë lloje të ndryshme sipërfaqesh, duke pretenduar se funksionon shkëlqyeshëm.

Për ata që shqetësohen do të lërë një mbetje ngjitëse, ajo shpjegoi se nuk do të ndodhte – për sa kohë që është bërë siç duhet dhe raporti ujë ndaj zbutësit të rrobave nuk është i pakët. /Telegrafi/