Nëse planifikoni të keni fëmijë, ekzistojnë shumë gjëra të cilave duhet patjetër t’i kushtoni kujdes.
Rezultatet e hulumtimit të ri tregojnë se si femrat të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzënë do të duhej t’i kushtonin kujdes orarit të tyre të gjumit, transmeton Telegrafi.
Në njërin ndër universitetet e Washingtonit i kanë vëzhguar 176 femra dhe kështu kanë zbuluar lidhjen midis gjumit dhe kohës e cila u nevojitet femrave që të mbeten shtatzënë.
Femrat të cilat kanë shkuar të flenë gjumë në kohë të ndryshme çdo ditë kanë pasur probleme të mëdha me ngjizjen, thuhet në hulumtim.
Orari i çrregullt i gjumit shton rrezikun nga diabeti dhe ndikon në ciklin menstrual dhe në ovulacion.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë prezantuar në Konferencën e Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë Riprodhuese në Denver dhe se konkluzioni kryesor është gjumi si faktor kryesor kur është fjala për ngjizjen.
– Çiftet të cilat dëshirojnë të kenë fëmijë janë të gatshme për çdo gjë, prandaj ndërpresin edhe pirjen e duhanit, alkoolit dhe kafeinës, ndryshojnë mënyrën e ushqimit, mirëpo rrallëherë dikush nga ta ka ndryshuar shprehinë kur është fjala për gjumin, thotë je Emili Jungeim. /Telegrafi/