Telegrafi

‘Nëse e humbim këtë ndeshje jemi 99 për qind jashtë kualifikimeve’ – Rrahmani e bën të qartë objektivin ndaj Rumanisë

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Rumanisë, Amir Rrahmani ka thënë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet ta humbë këtë takim.

Të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja kualifikuese për ‘Euro 2024’ që mund të jetë vendimtare për ecurinë e Dardanëve në Grupin I.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me rëndësinë e këtij takimi, ai ka bërë të qartë se objektivi i vetëm është rezultati pozitiv.

Lexo po ashtu Rrahmani: E kemi përballë konkurrentin kryesor për vendin e dytë

“E thash edhe më herët se kjo lojë do të vendosë gjithçka dhe normalisht nëse e humbim këtë ndeshje jemi 99 për qind jashtë kualifikimeve”.

Dardanët janë pjesë e Grupit I kualifikues dhe i kanë zhvilluar dy sfida deri më tani, nga të cilat i kanë marrë dy pikë nga dy barazime.

Në anën tjetër, kundërshtari Rumania i ka fituar të dyja takimet e para (gjashtë pikë) dhe ka pikë të barabarta me Zvicrën që ndodhet në krye të grupit. /Telegrafi/