Site icon Telegrafi

“Nëse don”, lansohet dueti i radhës mes Mozzik dhe Loredana

(Foto: Instagram/loredana)

Mozzik dhe Loredana Zefi kanë lansuar bashkëpunimin e radhës në karrierën muzikore të titulluar “Nëse don”.

Dy artistët e zhanrit hip-hop, të cilët janë në lidhje edhe në jetën personale, nuk hezitojnë që të sjellin realizime të përbashkëta muzikore që rëndom rezultojnë të suksesshme.

Gjatë këtij viti, dyshja e këngëtarëve kanë ardhur me disa duete të pëlqyera, si “Oh Digga” dhe Rosenkrieg.

Në ndërkohë, “Nëse don” është një tjetër këngë që është kompletuar me videoklip dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Në njoftimin e Mozzik se kënga e re po vinte në mesnatë me përshkrimin “Nëse don”, Loredana i ka shkruar “Unë du…”. /Telegrafi/

Exit mobile version