Gianluigi Buffon ka fituar shumëçka në karrierën e tij, mirëpo trofeu i Ligës së Kampionëve mungon në sirtarin e kapitenit të Juventusit.
Këtë sezon, Zonja e Vjetër është në formë të mirë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale duke eliminuar Barcelonën.
Duke qenë se portieri italian po i afrohet pensionimit, ky është një nga sezonet kur ai duhet ta fitojë këtë garë.
I këtij mendimi është edhe ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
“Nëse është një lojtar që duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, ai do të ishte Gianluigi Buffon”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/