Rezultatet e një hulumtimi të ri që studioi marrëdhëniet midis dietës dhe zhvillimit të demencës treguan një ndikim interesant të djathit dhe verës
Hulumtimi longitudinal studioi 1.787 britanikë për dhjetë vjet. Në periudhën ndërmjet viteve 2006 dhe 2010, secili i anketuar ka zgjidhur të ashtuquajturin test inteligjence fluide (FIT) që mat aftësitë e të mësuarit dhe të kujtesës, kështu që testi u përsërit nga viti 2012 deri në 2013 dhe përsëri nga 2015 deri në 2016.
Krahas zgjidhjes së testit, të anketuarit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me ushqimin e përditshëm, transmeton Telegrafi.
Analiza tregoi se konsumimi i përditshëm i djathit për një periudhë të gjatë kohore është një parashikues i fortë i rezultateve më të mira në testin FIT.
Djathi është treguar se ofron një nivel dukshëm më të lartë mbrojtjeje kundër deficiteve njohëse që vijnë nga plakja sesa çdo ushqim tjetër. Megjithatë, ajo ishte e dukshme vetëm te personat pa histori familjare të sëmundjes së Alzheimerit.
Ngjashëm është edhe me pirjen e një sasie të moderuar të verës së kuqe në baza ditore, por interesant është se në këtë rast efektet pozitive janë më të forta te personat që kanë pasur një rast të sëmundjes së Alzheimerit në familje.
– Në varësi të faktorëve gjenetikë, disa individë duket se janë më të mbrojtur nga efekti i Alzheimerit, ndërsa të tjerët kanë një rrezik më të lartë. Ushqimi i duhur mund të parandalojë plotësisht sëmundjet dhe aftësitë – shpjegoi autori i hulumtimit, Brandon Klinedinst.
/Telegrafi/