Nëse jeni në proces të rënies në peshë, duhet të keni parasysh që nuk duhet të konsumoni fruta që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, pasi kjo do të ketë kundërefekte.
Michael Moseley, nutricionist dhe autor i librit “Fast Diet”, këshillon shmangien e konsumimit të shpeshtë të pjeprit dhe ananasit për këtë arsye. Ai rekomandon që të preferoni të zgjidhni ushqime me më pak sheqer, si manaferrat.
Sa i përket humbjes së kilogramëve të tepërt, frutat janë vërtetuar padyshim se janë më të mira se perimet dhe frutat më të mira për humbje peshe, përveç manaferrave, janë edhe mollët dhe dardhat.
Hulumtimi u krye në 133.468 femra dhe meshkuj për një periudhë katërvjeçare dhe tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të frutave pa amidon çoi në humbjen e një numri të konsiderueshëm kilogramësh.
Natyrisht, fakti është se ushqimi i mirë nuk mjafton për të ruajtur peshën. Përveç kujdesit për atë që hani, përpiquni të ushtroheni rregullisht.
Të rriturve u rekomandohet të ushtrojnë pesë ditë në javë për 30 deri në 60 minuta ose të bëjnë të paktën 25 deri në 50 minuta ushtrime me intensitet energjik tri herë në javë. /Telegrafi/