Mesfushori gjerman Oliver Kragl ka thënë se Red Bull Salzburgu mund të transferojë një lojtar si Cristiano Ronaldo.
Pija energjike filloi të investonte në futboll në vitin 2005, atëherë kur e blenë SV Austria Sazburg, duke ia vënë parashtesën Red Bull.
Që nga atëherë, Red Bulli nuk është ndalua, duke blerë klube si Neë York Red Bulls, Red Bull Brazil, Red Bull Bragantino, Red Bull Ghana dhe janë klub i afër me Rasenball Sport Leipzig.
Nga kjo gjë, mesfushori Kragl që luan në Serie B për Benevento beson se RB Salzburg ka fuqinë për të transferuar një lojtar si Ronaldo.
“Red Bull Salzburg detyroi Liverpoolin që të jepte gjithçka nga vetja e këtë gjë e bëri edhe në brazdimin ndaj Napolit”, ka thënë Kragl që aloi dy vite e gjysmë me klubin austriak.
“Red Bull mund të transferojë Cristiano Ronaldon nesër po të dëshirojë. Mendoj se Salzburg mund të bënte gjëra të mëdha edhe në Bundelsiga”, ka shtuar ai më tej.
Para se të kalonte në Itali, Kragl kishte luajtur edhe për RB Leipzigun, e që duket se njeh fuqinë financiare të ishe klubeve të tij. /Telegrafi/