Site icon Telegrafi

“Nëse Chelsea e do Ricen, unë e dua Gilmourin” – David Moyes ua vështirëson punët Bluve

David Moyes ka bërë të ditur se West Ham United nuk do të heq dorë aq lehtë nga Declan Rice.

Mesfushori anglez po kërkohet nga The Blues, mirëpo skocezi u ka vënë një kusht rivalëve të qyteti.

Moyes ka thënë se nëse Chelsea e do Ricen, atëherë duhet të ofrojnë Billy Gilmourin, që debutojë në këtë sezon në skuadrën e parë.

“Të vetmin lojtar skocez që do të transferojë është Billy Gilmour pas paraqitjeve te Chelsea në këtë edicion”, ka thënë Moyes.

“Ai duket si një lojtar që ka shumë përvojë pas vete dhe  dua një lojtar që është aq i etur për të fituar trofe dhe e dashuron këtë lojë”.

Lexo po ashtu Lajm i mirë për Chelsean - Declan Rice thotë se dëshiron të luajë sërish me Mason Mount

“Kam dëgjuar se Chelsea dëshiron të transferojë Declan Ricen, andaj unë them që të transferoj Billy Gilmourin”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Manchester Unied.

Vështirë se Frank Lampard ta shesë mesfushorin e talentuar, ndërsa Rice ka deklaruar më parë se ai dëshiron të luajë sërish te Chelsea dhe me lojtar si Mason Mount. /Telegrafi/

Exit mobile version