Site icon Telegrafi

Nëse Barcelona e do Griezmannin duhet të shes tre lojtarë

Antoine Griezmann . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Barcelona mbetet në garë për tre trofetë prestigjioz këtë vit, por kjo nuk e ndalon klubin të mendoj për sezonin e ardhshëm.

Në afatin e dimrit, ata arritën të nënshkruanin me Phillipe Coutinhon dhe Yerry Minan, dhe plani për në sezonin e ardhshëm është që ekipit të përforcohet edhe me dy lojtarë të rinj.

Negociatat me Arthur janë pothuajse të kryera, me brazilianin që do të kushtojë 30 milionë euro dhe do të jetë në klub në janar të vitit 2019.

Ndërsa objektivizmi i madh është Antoine Griezmann. Barcelona ka menduar për nënshkrimin që nga vera e kaluar, por ishte pothuajse e pamundur të paguhej klauzola e tij që vlerësohej 200 milionë euro.

Tani gjërat kanë ndryshuar, pasi klauzola është zvogëluar me 100 milionë euro.

Shifrat e shitjeve dhe të blerjeve te Barcelona

Megjithatë, klubi mund të përballojë blerjen e francezit vetëm duke shitur disa lojtarë të tjerë.

Që nga korriku i kaluar, Barcelona ka shpenzuar 436 milion euro për transferimet.

Më shumë se gjysma u përdorën në transferimet e Coutinho dhe Ousmane Dembele, ndërkohë, shitjet kanë kontribuar vetëm 236 milion në arkën e klubit.

Lojtarët që mund të shiten tashmë kanë filluar të analizohen. Rafinha i cili është në huazim te Inter mund të shitet për rreth 35 milionë euro.

Ardhja e Griezmann nuk i lë vend Paco Alcacerit i cili po ashtu mund të shitet.

Denis Suarez, Arda Turan, Andre Gomes dhe Aleix Vidal kanë gjasa të largohen gjithashtu, ku mendohet të fitohet para nga shitja e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version