Site icon Telegrafi

Nëse arrihen përparime të mëtejme në bisedime, mund të ketë takim të ri Zaev – Tsipras

Nëse ka përparim në negociatat për çështjen e emrit, nuk përjashtohet mundësia për takim të ri mes kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, shkruajnë mediat greke.

Në bisedimet e zhvilluara në Vjenë, është arritur përparim dhe sipas burimeve të njejta, menjëherë pas Pashkëve do v vazhdojnë negociatat me takim të ri mes minstrave për punë të jashtme, Dimitrov dhe Kotzias.

“Ky përparim do të shfaqet nga përgatitjet gjatë ditëve në vijim, ndërsa dy ministrat do të jenv në kontakt të vazhdueshëm menjëherë pas PAshkëve, ndoshta me ndonjë udhëtim tjetë në Ballkan për të shprehur qëndrimet zyrtare të qeverive në Athinë dhe Shkup. Nëse ka rezultate pozitive, nuk përjashtohet mundësia për takim të kryeministrave”, shkruan Agjencia greke ANA-MPA.

Për takimin e mundshëm mes Tsipras dhe Zaev është folur edhe në televizionet greke dhe lajmet qendrore të tyre.

“Dy ministrat u pajtuan për realizim e takimit të ri dhe nëse ekziston përparim thelbësor, mund të caktohet edhe takim mes dy kryeministrave”, thuhet në televioznin shtetëror ERT./Telegrafi/

Exit mobile version