Një shtetas izraelit pretendon se policia kufitare kiliane i kanë vizatuar një penis në pasaportë me një mbishkrim “Rroftë Palestina”, dhe këtë e kanë bërë sipas tij vetëm pse është hebre, shkruan Mirror.
Tal Y’aakobi, 25-vjeç, ka deklaruar se kishte mbetur i shokuar me vizatimin dhe shënimin që i kishin bërë, duke e quajtur një fyerje raciste, transmeton Telegrafi.
Ai ka akuzuar shtetin “nikoqir” dhe policinë kiliane për veprimin, pasi e kishin mbajtur për plot një orë e gjysmë në stacionin e policisë “pa kurrfarë arsye”, derisa po kalonte kufirin Argjentinë-Kili.
Ai këtë mesazh e zbuloi katër ditë më vonë, dhe është detyruar t’i paguaj 200 funte tjera për ta nxjerrë pasaportën e re në vendlindjen e tij në Izrael.
“Që nga momenti i parë, policia ishte e vrazhdë me mua dhe më hodhën pasaportën në fytyrë. Ata na mbajtën në stacionin e policisë për një orë e gjysmë pa kurrfarë arsye, dhe duket se këtë e bën vetëm pse jam hebre”, ka deklaruar Y’aakobi për Independent. /Telegrafi/