Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurti të Bashkimit Evropian.
Këtë e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter.
Ai tha se ky veprim po bëhet në shenjë solidariteti me mbi 800 mijë të infektuarit dhe më shumë se 70 mijë viktimat e coronavirusit në Evropë.
Kurti shkroi se sonte Kosova shpreh solidaritet me Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu kujtoi ndihmën që BE i ka ofruar Kosovës në luftimin e COVID-19.
“Gjatë kësaj krize shëndetësore BE ka zotuar ndihmë në vlerë prej 5.2 milionë euro për të luftuar COVID-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga virusi Corona”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.
With over 800,000 infected & 70,000 deaths, tonight #Kosova expresses its solidarity with the #EU.
In this health crisis, the EU has committed 5.2 million to combat #COVID19 and 63 million € to ease the socio-economic impact caused by the #coronavirus in Kosova.#WeStandTogether pic.twitter.com/PNiAvT4Inv— Albin Kurti (@albinkurti) April 19, 2020