Telegrafi

Neres do të largohet nga Ajaxi, garë e madhe mes gjigantëve evropianë për brazilianin

Gjiganti holandez, Ajax Amsterdam mund të mbetet pa sulmuesin e tyre kryesor, David Neres.

Talenti brazilian ka shkëlqyer edicionin e kaluar në Eredivisie dhe në garat evropiane me Ajaxin.

Por edhe stinori i ri ka nisur mirë për të, pasi në këtë fillim sezoni ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.

Ajaxi në verë refuzoi ofertën prej 40 milionë eurove të Romës duke mbajtur në skuadër yllin brazilian.

Por tani gara për të nënshkruar me Neresin është zgjeruar edhe më shumë.

Së fundmi në garë për sulmuesin anësor janë futur edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Roma gjithashtu vazhdon të shpresojë se do të nënshkruajë me brazilianin në janar.

E në anën tjetër Neres ka zgjuar edhe interesimin e Borussia Dortmundit në Bundesliga.

Ajaxi është i gatshëm ta lë të lirë lojtarin të largohet, por fillimisht kërkon që të paguhet shuma prej 60 milionë eurove.

21-vjeçari iu bashkua gjigantit holandez vitin e kaluar për 12 milionë euro nga Sao Paulo. /Telegrafi/