David Neres është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.
Juventus, Paris Saint Germain, Roma, Borussia Dortmund e Chelsea po interesohen për sulmuesin brazilian.
Por së fundmi është gjiganti gjerman Bayern Munich që i ka parakaluar skuadrat e lartpërmendura për t’i siguruar shërbimet e Neres.
22-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit, ku në 42 ndeshje zyrtare ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.
Këto shifra kanë bërë Ajax t’i vendos çmimin e largimit prej 65 milionë eurove.
Bayern e sheh lojtarin si zëvendësuesin adekuat të Arjen Robben që pritet të largohet në fund të sezonit.
Sport.de ka raportuar se Bavarezët janë gati të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi për transferimin e brazilianit në Allianz Arena.
Gjithsesi rekordmenët gjerman janë në garë edhe për talentin anglez Callum Hudson-Odoi. /Telegrafi/