Bashkatdhetarët tanë që kaluan festat e fundvitit në Kosovë, po vazhdojnë të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, ku jetojnë dhe punojnë, por ashti sikur edhe gjatë ardhjes edhe në të kthyer po vazhdojnë të kalojnë orë të tëra duke pritur në kufirin Kroaci-Slloveni.
Një bashkatdhetar, i cili po kthehej në njërin nga shtetet e Evropës Perëndimore i ka dërguar Telegrafit një video nga pritja e gjatë në vendkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë.
Ai thotë se nëpër mot të ftohtë, janë duke pritur më shumë se katër orë në kufi, ku është krijuar kolonë e gjatë automjetesh, kurse vozitësit e revoltuar u bien borive. /Telegrafi/