Site icon Telegrafi

Nëntë të vdekur dhe 181 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

Autoritetet shëndetësore malazeze kanë publikuar raportin e fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë përfunduar analizën PCR të 534 mostrave për coronavirus.

Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi kanë regjistruar 181 raste të reja pozitive të infeksionit, vijesti.me.

Gjithashtu është bërë e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur nëntë persona si pasojë e virusit, raporton.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 202 dhe që nga fillimi i vitit 211. /Telegrafi/

Exit mobile version