Site icon Telegrafi

Nëntë stile flokësh në tre muaj – ndryshimet interesante të Dafina Zeqirit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është shumë aktive në tregun muzikor me projekte të shumta.

Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan shpesh me fansat fotografi dhe video nga jeta e saj e përditshme.

Dafina njihet si njëra prej këngëtareve, e cila nuk heziton që të eksperimentojë si në të kënduar, ashtu edhe në paraqitje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Po të vëresh me vëmendje, në vetëm tre muajt e fundit, këngëtarja ka provuar plot nëntë stile të ndryshme flokësh.

Përveç ngjyrave, Dafina shpesh ka eksperimentuar edhe në modelin e tyre, duke i lënë disa herë të gjata, e ndërsa së fundmi i preu komplet.

Ndryshime të tilla të guximshme, këngëtarja Zeqiri ka bërë edhe në të kaluarën, ndërsa ky ndërrim i stilit në një periudhë të shkurtër kohore, është vënë re edhe nga fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version