Site icon Telegrafi

Nëntë “spiunë” tërhiqen zvarrë në një shesh publik, detyrohen të shtrihen dhe qëllohen për vdekje nga rebelët e mbështetur nga Irani në Jemen

Nëntë burra të shpallur fajtorë për spiunazh në Jemen janë dënuar me vdekje në një ekzekutim brutal publik në të cilin ata u tërhoqën zvarrë në një shesh, ku u detyruan të shtriheshin dhe u qëlluan në shpinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata u dënuan në një “gjyq të rremë” për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e një zyrtari të lartë Houthi në një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite më shumë se tre vjet më parë.

Qindra njerëz, kryesisht Houthi dhe mbështetësit e tyre, ndoqën ekzekutimin e së shtunës në Sheshin Tahrir në kryeqytetin e kontrolluar nga rebelët Sanaa dhe që kërcenin në rrugë pas vdekjes.

Vrasjet, të kryera nga lëvizja Houthi e lidhur me Iranin, kanë ndezur zemërimin ndërkombëtar me BE-në duke i quajtur ato “mizore dhe çnjerëzore”.

Siç thuhet më tej, të nëntë personat ishin midis më shumë se 60 njerëzve që Houthit u akuzuan për përfshirje në vrasjen e shënjestruar të Saleh al-Samad në prill të vitit 2018.

Ata u akuzuan për spiunazh për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, që ka zhvilluar luftë kundër rebelëve për vite me radhë në një përpjekje për të rikthyer në pushtet qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht.

Al-Samad, i cili mbante postin e presidentit në administratën që drejton pjesën më të madhe të Jemenit verior, u vra nga një sulm ajror i koalicionit në qytetin port të Hodeidah në bregun perëndimor të Jemenit.

Po sipas mediave, një gjykatë Houthi shpalli nëntë burrat, përfshirë një që ishte i mitur kur u arrestua, fajtorë për spiunazh dhe ndarjen e informacioneve të ndjeshme, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë imazhet e ekzekutimeve janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, të cilat treguan oficerë ushtarakë që qëlluan nëntë burrat në shpinë në sheshin qendror publik të Sanas.

Ata u arrestuan pak muaj pas vrasjes së al-Samad dhe u mbajtën për muaj në vende të panjohura ku ata pësuan trajtim çnjerëzor, sipas Abdel-Majeed Sabra, një avokat jemenas që përfaqëson një nga personat e ekzekutuar.

Në një deklaratë që dënon ekzekutimet, një zëdhënës i BE-së tha se kishte pasur gjithashtu raporte për parregullsi në procesin gjyqësor dhe akuza për keqtrajtim.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, lëshoi një deklaratë të ngjashme në të cilën ai bëri thirrje gjithashtu për një moratorium në përdorimin e dënimit me vdekje në Jemen dhe për një zgjidhje të negociuar paqësore të konfliktit atje.

Ndërsa Ambasada amerikane në Jemen dënoi atë që e quajti “një gjyq i rremë pas viteve të torturës dhe abuzimit” nga Houthit.

Britania e Madhe ndërkaq tha se ekzekutimet demonstruan “indiferencë ndaj dinjitetit njerëzor dhe shpërfillje të hapur të gjykimit të drejtë dhe procesit të rregullt”.

Por Ministria e Jashtme e Houthit i hodhi poshtë kritikat si “ndërhyrje në punët e brendshme” dhe akuzoi Kombet e Bashkuara dhe Perëndimin se po mbyllin sytë ndaj “krimeve të koalicionit”.

Samad ishte zyrtari më i lartë që u vra nga koalicioni në luftën shumëvjeçare në të cilën Houthët po luftojnë forcat besnike të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të bazuar në qytetin portual jugor Aden. /Telegrafi/

Exit mobile version