Site icon Telegrafi

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Rahovec e Gjakovë.

Prishtinë 14.05.2024, 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike si dhe e kishte larguar nga shtëpia atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Gllogoc, 14.05.2024, 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj / 14.05.2024-01:20.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 14.05.2024, 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të lëndëve narkotike kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 14.05.2024-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Pejë 14.05.2024, 15:06. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 14.05.2024, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në shtëpinë e të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të cal.7.62 mm si dhe një karikator me nëntë fishekë të cal.7.62 mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 14.05.2024, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit fillimisht dërgohet në Spitalin psikiatrik dhe pastaj të dërgohet në mbajtje.

Gjakovë  14.05.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pas që i njëjti dyshohet se e kishte kërcënuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version