Site icon Telegrafi

Nëntë persona të lënduar në Londër “pas një incidenti kimik” – në mesin e tyre, fëmijë dhe tre oficerë policie

Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një incidenti kimik në jug të Londrës, në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë, nëna e tyre dhe tre oficerë policie.

Brigada e zjarrfikësve u thirr në vendin e ngjarjes pas raportimeve për hedhjen e një “substance gërryese” në drejtim të qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Pas këtij incidenti, policia ka nisur në masë të madhe kërkimin për personin e dyshuar.

Incidenti besohet të ketë ndodhur pasditen e së enjtes në Clapham, gjegjësisht në jug të kryeqytetit britanik.

Shërbimi zjarrfikës i Londrës njoftoi se u thirr për shkak të një incidenti kimik, dhe se një grua dhe dy fëmijë kërkuan ndihmë.

Ende mbetet e paqartë se çfarë kishte ndodhur, por me sa duket kishte ndodhur një përleshje mes gruas dhe të dyshuarit i cili ishte me makinë.

Exit mobile version