Telegrafi

Nëntë persona humbin jetën nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2902 testime, nga të cilat nëntë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19. Ndërkohë që me këtë virus pozitivë kanë rezultuar të jenë mbi 400 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipërisë ka bërë të ditur se aktualisht janë mbi shtatëmijë pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.