Modelja Aurela Hoxha është një nga personazhet më të komentuara në faqet rozë.
Artistja, e cila duket se po shijon pushimet në Londër, po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me fotografi e video të ndryshme.
Këtë herë, ajo ka vendosur të sjell disa fotografi në bikini përmes të cilave ka rrëmbyer vëmendje të madhe me linjat e saj.
E veshur me rroba banje blu e me shami në kokë, modelja e njohur duket e mahnitshme duke vënë në fokus format e bujshme trupore.
Këto nëntë fotografi të Aurelës për vetëm pak kohë kanë grumbulluar mbi dhjetë mijë pëlqime e komente nga më të llojllojshmet.
Aurela përndryshe ka kohë që është larguar nga Shqipëria dhe po vazhdon karrierën prej modeleje jashtë trojeve shqiptare.
Biondja po ashtu po korrë suksese të mëdha edhe me linjën e saj të bikineve ‘Aurela Hoxha Swim’. /Telegrafi/