Telegrafi

Përfundon bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e Jakup Krasniqit

E plotësuar- Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, pas më shumë se nëntë orësh.

Krasniqi është arrestuar dhe është nisur për në Hagë, ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani.

Së shpejti pritet të caktohet edhe mbajtja e seancës gjyqësore ndaj Krasniqit. /Telegrafi/

—–

Janë bërë nëntë orë që kur ka filluar bastisja në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në 05:30 dhe po vazhdon ende.

Avokati i tij, Valon Hasani tashmë ka hyrë brenda shtëpisë së Krasniqit.

Ndërkaq, lidhur me bastisjet janë deklaruar gruaja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi, Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate etj.

Një bastisje e tillë është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Ndryshe, bastisjet në shtëpitë e Krasniqit i ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë. /Telegrafi/